Reagon Ambasada e SHBA
Ne Konferencen e mbremshme per shtyp Kryeministri i vendit Sali Berisha deklaroi se ambasada e Shteteve te Bashkuara nuk eshte shprehur se ligji per pastertine e figurave eshte antikushtetues. Kreu i qeverise duke ju pergjigjur pyetjeve te gazetareve te pranishem mohoi te kishte zhvilluar nje bisede telefonike per ceshtjen e hapjes se dosjeve me Ndihmes Sekretarin Amerikan te Shtetit Daniel Fried. Sipas tij kjo bisede telefonike nuk ka ndodhur. Por vetem pak ore pas ketij konstatimi reagoi Ambasada e Shteteve te Bashkuara ne Tirane. Ne nje njoftim te shkurter per mediat aujo u shpreh se gjate dites se djeshme eshte zhvilluar nje bisede telefonike mes zotit Berisha dhe zotit Frid. Ne kete njoftim te shkurter theksohet se gjate bisedes eshte folur edhe per ligjin e dosjeve, i cili pritet te kaloje sot ne seancen plenare te pasdites.