Austriakët dhe norvegjezët 950 milionë euro investim për tri hidrocentrale në Shqipëri
Media ndërkombëtare, jehonë investimeve të dy kompanive të huaja në Shqipëri
TIRANE – Mediat e prestigjioze të huaja ndërkombëtare, i kanë bërë jehonë dhe kanë përcjellë me interes, lajmin e ndërtimit të tri hidrocentraleve mbi kaskadën e lumit Devoll në Shqipëri. Interesimi i mediave, shtohet dhe bëhet edhe më i madh, jo vetëm nga shifra e investimit, e cila kap shumën e 950 milionë eurove, por edhe nga përfshirja në këtë investim i dy kompanive të huaja, EVN AG, një kompani e mirënjohur austriake, dhe “Statkraft AS”, kompani norvegjeze.
“Euronews”
EVN AG, një kompani e mirënjohur austriake, me investime të shumta në Evropën Lindore dhe atë jugore dhe “Statkraft AS”, kompania norvegjeze lider në prodhimin e energjisë së rinovueshme njoftuan nënshkrimin e një marrëveshjeje për ndërtimin
e hidrocentraleve mbi kaskadën e lumit Devoll në Shqipëri, bënte ët ditur televizioni prestigjioz “Euronews”.
Sipas këtij televizioni, mësohet se të dyja kompanitë së bashku do të kenë secila nga 50 % të kapitalit në këtë investim gjigant duke ndërtuar HEC-et bazuar në eksperiencën e tyre në gjerë në rajon. Me anë të nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje me qeverinë shqiptare në Tiranë, EVN AG dhe “Statkraft” kanë të drejtën e zhvillimit të projektit për ndërtimin e 3 hidrocentraleve mbi lumin Devoll, me nje kapacitet të përgjithshëm prej 340 Megawat dhe një prodhim mesatar prej afërsisht 1.000 Gigawat në orë. I gjithë investimi që kap një shumë 950 milionë eurosh pritet që të realizohet për një periudhë 8-vjeçare. Projekti për kaskadën e Devollit ka nisur më shumë se 2 vite të shkuara. Pas fitimit të së drejtës për studimin e fizibilitetit të këtij projekti nga kompania EVN, qeveria shqiptare çeli një tender ndërkombëtar për këtë çështje.
Sipas “Euronews”, mësohet se EVN u shpall fituese në janar të vitit 2008. Aktualisht marrëveshja koncensionare është përmbyllur me sukses. Investimet e huaja direkt siç është edhe rasti i këtij projekti pritet që ti japë një shtysë të mëtejshme zhvillimit të ekonomisë shqiptare, duke krijuar vende të reja pune si dhe rritur garancinë e furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve familjarë dhe bizneseve.
EVN është kompanie lider e energjisë dhe shërbimeve mjedisore me qendër në Austrinë e Poshtme, province më e madhe austriake. EVN u ofron konsumatorëve elektricitet, gaz, ngrohje, ujë dhe shërbime të ndërlidhura. Kjo kompani zotëron 3 milionë klientë në më shumë se 18 vende. “Statkraft” është kompania lider në Evropë për sa i përket prodhimit të energjisë se rinovueshme. Konsorciumi zhvillon dhe gjeneron hidrocentrale, turbina me erë, termocentrale me gaz apo solar.
“Reuters”
EVN dhe “Statkraft” nënshkruajnë një marrëveshje energjetike prej 950 milion eurosh në Shqipëri, thotë në raportin e saj Agjensia Ndërkombëtare e Lajmeve “Reuters”.
Kompania austriake EVN (EVNV.VI) dhe ajo norvegjeze “Statkraft” do të investojnë 950 milionë euro ($1.37 miliardë dollarë) për të ndërtuar tre hidrocentrale në lindje të Shqipërisë në kuadër të atij çka ata e quajtën projekti më i madh energjetik në Evropë.
“Madhësia unike e këtij kompleksi në projektin hidroenergjetik të Devollit si investimi më i madh i bërë ndonjëherë në Shqipëri dhe më i madhi projekt hidroenergjetik në Europë ka justifikuar përpjekjet tona të mëdha”, tha për “Reuters”, Drejtori Ekzekutiv i EVN Burkhard Hofer.
Sipas “Reuters”, EVN fitoi një koncesion të tipit BOT (ndërto-shfrytëzo-transfero) për të shfrytëzuar të gjithë potencialin e luginës së Lumit Devoll në Janar dhe që atëherë ka negociuar një kontratë me Shqipërinë.
EVN tha se hidrocentralet mbi Lumin Devoll në lindje të Shqipërisë, afër Greqisë dhe Maqedonisë, do të kenë një kapacitet prej 340 MË dhe do të prodhojnë afërsisht 1,000 GWh në vit. EVN u tërhoq nga një tender për të blerë operatorin shqiptar të shpërndarjes se energjisë por bashkë me VERBUND, një tjetër kompani austriake e prodhimit dhe transportit të energjisë elektrike, do të fillojë të ndërtoje një hidrocentral me një vlerë prej 160 milion eurosh në veri të Lumit Drin, i katërti hidrocentral ky mbi këtë lume por i pari i ndërtuar në 30 vjet në Shqipëri, vijon më tej në kronikën e saj Agjencia ndërkombëtare e Lajmeve “Reuters”.
Shqipëria ka vuajtur nga mungesa te energjisë elektrike që nga rënia e regjimit komunist ne vitin 1990, ndërsa kërkesa për këtë produkt ka qenë në rritje. Kryeministri Sali Berisha u ka premtuar investitorëve të huaj në sektorin energjetik se do të nxisë prodhimin (output-in) ($1=.6955 euros), përfundon “Reuters”.
Të tjerat
Agjencia e njohur e lajmeve “Associated Press” veç raportimit të këtij lajmi theksonte se, Shqipëria në periudhën e post-komunizmit ka vuajtur në mënyrë të vazhdueshme ka vuajtur mungesën e energjisë elektrike për shkak të mungesës së reshjeve, amortizimit të madh në rrjetin e shpërndarjes si dhe mosarkëtimin në një masë të madhe të energjisë së konsumuar.
Media norvegjeze duke komentuar marrëveshjen e kompanisë “Statkraft AS” me qeverinë shqiptare mbi këtë projekt citon drejtorin ekzekutiv të kësaj kompanie, zotin Ragnvald Naero që shprehet se “kjo marrëveshje koncensionare rrit prodhimin aktual të energjisë elektrike nga uji me të paktën 20 për qind”.
“Projekti ndërkaq krijon vende te reja pune, stimulon zhvillimin ekonomik dhe prodhon energji të pastër për Shqipërinë”, deklaroi zoti Naero për mediat norvegjeze.
Ndërkaq agjencia kineze e lajmeve www.chinavieë.cn thekson mes të tjerash se “më shumë se 90 për qind e energjisë elektrike të prodhuar në Shqipëri vjen prej hidrocentraleve.