Miratohen 6 kapituj të pyetësorit të KE-së
05/03/2010 Komiteti i Integrimit
Komiteti Ndërministror i Integrimit Evropian ka miratuar gjatë mbledhjes së djeshme 6 kapituj të tjerë të përgjigjeve të pyetësorit të Komisionit Evropian (KE) për Shqipërinë. Kapitujt e miratuar kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të kapitalit, shoqërinë e informacionit dhe medias, tatimet, mjedisin, kontrollin financiar dhe financat e buxhetin. Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar gjatë mbledhjes që gjatë procesit të dhënies së përgjigjeve punonjësit duhet të jenë sa më koncizë. “Në Bruksel do të shkohet me një tekst nuk them të përmbledhur, por me një tekst pa ujë. Duhet që të dëshmojmë të gjithë përqendrimin tonë, që të mund të shprehim qartë, plotësisht përgjigjet tona, realitetin, vizionin, por kjo të bëhet në mënyrë sa më të kursyer”, ka thënë kreu i Qeverisë. Këto kapituj kanë së bashku 327 përgjigje ose rreth 14% të të gjitha pyetjeve të pyetësorit. Me miratimin e tyre, numri i kapitujve të miratuar nga KNI-ja ka arritur në 21, nga 35 gjithsej. Ndërkohë, paralelisht me miratimin e dhënien e përgjigjeve të pyetësorit, po vijon edhe procesi i përkthimit. Mësohet se deri më tani janë përkthyer 2249 faqe dhe 1565 anekse apo shtojca.