BERZH, 50 milionë euro për rrugët rurale
05/03/2010 Marrëveshja
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim i ka dhënë sot qeverisë shqiptare një hua prej 50 milionë eurosh për rindërtimin e rrugëve rurale dhe rajonale. Investimi është pjesë e një programi më të gjerë kombëtar për rehabilitimin e 1,500 km rrjeti rrugor rajonal dhe lokal, i financuar paralelisht nga Banka Botërore, Fondi i OPEC, Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës dhe financues të tjerë të mundshëm. “Ky projekt ka një rëndësi të madhe për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të Shqipërisë. Përmirësimi i infrastrukturës së transportit në zonat rurale do të lehtësojë hyrjen e popullsisë në tregjet ekonomike dhe shërbimet kryesore, rritjen e konkurrencës së kompanive lokale dhe përmirësimin e standardeve të jetesës në qytetet e vogla dhe fshatra”, tha Sue Barrett, Drejtoreshë e BERZH-it për transportin. Marrëveshja u nënshkrua me Ministrinë e Financave. Ministri Ritvan Bode vlerësoi rëndësinë që kanë projekte të tilla. “Ne jemi të kënaqur që vazhdojmë bashkëpunimin tonë me BERZH-in për modernizimin e infrastrukturës së transportit në Shqipëri. Financimi i siguruar nën drejtimin e BERZH-it do të mbështesë punime të rëndësishme për rehabilitimin e rrugëve sekondare dhe lokale, duke afruar më shumë popullsinë në zonat rurale me tregjet dhe shërbimet”, u shpreh Bode. Fokusimi i kësaj huaje në zonat rurale ka të bëjë me faktin se më shumë se gjysma e popullsisë në Shqipëri është e përqendruar në këto zona. Gjendja e keqe e rrugëve rurale në vend po vështirëson zhvillimin e sektorit privat në qytetet e vogla dhe fshatra, duke limituar konkurrencën e kompanive bujqësore. Shuma e siguruar nga huaja e BERZH-it do të përdoret për të financuar rehabilitimin e 500 km të rrjetit rrugor në zonat rurale të Shqipërisë. Banka Evropiane e Investimeve (BEI) do të sigurojë një hua në të njëjtën shumë për të bashkëfinancuar projektin. Gjithashtu, projekti do të mbështetet nga një grant prej 33 milionë eurosh nga Komisioni Evropian në kuadër të programit IPA 2010/2011 dhe një grant shtesë prej 4 milionë eurosh për asistencë teknike nga Western Balkans Investment Framework (WBIF). Deri tani BERZH ka investuar 120 milionë euro për modernizimin e infrastrukturës së transportit në Shqipëri. Në total Banka ka investuar deri tani rreth 550 milionë euro në sektorë të ndryshëm të ekonomisë së vendit, duke mobilizuar investime shtesë prej rreth 1 miliard euro.