E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet shqiptari i kerkuar per trafik droge

Nje shtetas shqiptar me inicialet E. C. 31 vjec i eshte dorezuar dje policise se kufirit se Triestes nga sherbimi i Interpolit sllovak i cili e ka ekstraduar ne Itali. Lajmi eshte bere i ditur ne mediat lokale italiane sipas te cilave 31-vjecari ishte i kerkuar nga strukturat e Interpolit Nderkombetar si dhe ne zonen Shengen per trafikimin e substancave narkotike. Shqiptari kerkohej pasi akuzohet per perfshirjen ne trafikun e lendeve narkotike mes Italise dhe Shqiperise si nje prej organizatoreve te transportit dhe te dorezimit te sasive te medha te heroines e importuar nga Shqiperia ne veri te Italise dhe e destinuar per tregun italian. Gjykata e vendit ka vendosur mbajtjen e te riut shqiptar ne qelite e paraburgimit nderkohe shtetasi shqiptar ndodhet ne burgun e Triestes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›