E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohen ndryshimet ne ligjin per parandalimin e pastrimit te parave

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar me konsensus ndryshimet në ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizimit. Këto ndryshime synojnë të përforcojnë qëllimin e këtij ligji, duke zgjeruar gamën e njerëzve që do t’i nënshtrohen kontrollit të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Sipas ndryshimeve, familjarët, dhe personat që kanë lidhje shoqërore me politikanët dhe zyrtarët e lartë, do të jenë pjesë e kontrollit për pastrimin e parave. Një ndryshim I tillë bëhet për shtuar numrin e personave, mbi të cilët do të ushtrohet verifikimi në lidhje me lidhjet e biznesit apo transaksionet që munb të kryerjnë subjektet e kontrollit të ligjit. Siaps raportimit që bënë përfaqësuesit e drejtorisë së parandalimit të pastrimit të parave, deri tani janë ccuar pranë policisë së shtetiti 160 raste të dyshime dhe 51 raste të tjera janë ccuar në prokurori.
Shtimi i kategorisë së personave që duhet t’i nënshtrohet kontrollit të pasurisë ka qenë një ndër problematikat e konstatuara në raportet e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›