E Diel, 1 Nëntor 2026

Nano apel per marreveshje para ardhjes se Saninos e Fyles

Kandidati për president Fatos Nano po ndjek me vëmendje situatën dhe zhvillimet e ditës në vend, ndërsa vazhdon takimet intensive me aktorë e faktorë kuvendorë, politikë nga i gjithë spektri, partnerë euroatlantikë, përfaqësues të shoqërisë civile, intelektualë, akademikë etj.

Në një deklaratë për shtyp Fatos Nano inkurajon Kryetarët e Partive që të bëjnë të gjitha përpjekjet që të mbërrijnë me pjekuri në marrëveshje para ardhjes në Shqipëri të Stefano Saninos, i dërguari i Komisionerit Stefan Fule.
Drejtuesit e lartë politike që të mos humbsin asnje cast, për të përmbushur të gjitha kriteret dhe detyrimet që ka vendi ynë përpara BE,

Fatos Nano inkurajon të gjithë liderët politikë në vend që të bëhen së bashku në një Aleancë të Madhe Mirëbesimi, që të sigurohen produkte demokratike, të lira, properëndimore, proeuroatlantike.

Fatos Nano inkurajon Kryetarët e Partive politike të përfaqësuara në Kuvend, që të dalin nga ngërçi dinjitetrrënues dhe mundësizhbërës i kategorizimit të kandidaturave në politike, jopolitike, shoqëri civile, etj, etj, dhe të përqendrohen me përkushtim dhe mirëkuptim që të kërkojnë kandidatët më të mirë për të zgjedhur Presidentin më të mirë.

Kategorizimi i kandidaturave është shprehja më e qarte e kulturës së gabuar jodemokratike, joperëndimore që nuk prodhon dot kurrësesi fryte pozitive për shqiptarët dhe Shqipërinë.

Kategorizimi i kandidaturave është vetëjustifikimi i Kryetarëve për të mbajtur nën kontroll situatën, për asgjësimin e garës dhe konkurimit të lirë, dhe zhvendosjen nga aksi dhe kultura demokratike e perëndimore.

Kategorizimi i kandidaturave u mohon shqiptarëve mundësinë për të patur në Krye të Shtetit të tyre, Presidentin më të mirë për ta.

Nëse Fatos Nano do të jetë Presidenti i ri thuhet ne njoftimin per shtyp te levizjes Nano per President ai përkushtohet që të bëhet garant i plotësimit dhe përmbushjes së reformës zgjedhore, reformës parlamentare si edhe i të gjitha reformave të nevojshme bazuar në kriteret per anetaresim ne BE.

Nëse Fatos Nano do të jetë Presidenti i ri ai do të garantojë organizimin ne vitin 2013 zgjedhjet e para të lira, të ndershme e të pakontestuara.

Nëse Fatos Nano do të jetë President Republike ai synon të jetë ushtrues i një reforme të thellë, në drejtësinë shqiptare.

Presidenti i ardhshëm e ka për detyrë kushtetuese te jete garant i një zgjedhjeje të drejtë dhe me maturi demokratike, për Kryetarin e SHISH, Prokurorin e Pergjithshëm dhe Përfaqësuesit e Gjyqësorit.
Shqipërisë perfundon deklarata e Fatos Nanos i duhet një President dalëzots.
Fatos Nano është dalëzotës dhe nëse do të jetë President, ai do të jetë një President dalëzotës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›