E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja kerkon mbeshtetjen e BE-se per bankat

Kostot aktuale të financimit tregojnë se tregjet i kanë mbyllur portat për Spanjën kështu që BE duhet të ndihmojë Madridin të rikapitalizojë bankat. Kështu ka deklaruar ministri i Financave spanjolle Cristobal Montoro.

Çmimet e kërkuara për rrezikun tregojnë se Spanja nuk ka gjetur mbështetjen e tregjeve financiare. Kjo tregon se kemi nevojë për të rifinancuar borxhin publik spanjoll. Sipas ministrit bankat spanjolle duhet të rikapitalizohen përmes një mekanizmi europian duke u shkëputur kështu nga linja e ndjekur nga qeveria spanjolle e cila shpesh ka deklaruar se nuk ka nevojë për mbështjetje të jashtme duke mundësuar me forcat e veta financimin e sistemit bankar në vështirësi. Montoro ka afirmuar se nevoja financiare për shpëtimin e bankave nuk do të jetë e madhe. Sipas tij Spanja nuk mund të shpëtohet në kuptimin teknik, ne kemi nevojë për më shumë Europë, për mekanizma të shumtë për integrimin e Europës.

Montoro ka bërë të ditur se as Franca dhe as Gjermania nuk kanë bërë presione mbi Madridin që të kërkojë ndihmën e ndërkombëtarëve. Ministri i Financave ka sqaruar se Spanja nuk ka nevojë për një fond shpëtimi dhe teknikisht nuk është një objekt i shpëtimit, kërkojmë thjesht një mbështetje nga një mekanizëm europian për rikapitalizim të bankave. Autoritet europiane duhet të shprehen më shumë afirmon Montoro, sipas të cilit është e nevojshme që Brukseli dhe Eurozona të fokusohen më shumë tek euro për të zgjidhur problemet e vendeve anëtare të cilat po bëjnë refomat e nevojshme.

Spanja po vepron mirë mbi planin e reformave, ka deklaruar ministri gjerman i Financave duke shtuar se vendi vuan nga efektet e infektimit të krizë sgreke. Spanjollët po veprojnë në mënyrën e duhur pavarësisht se gjenden përballë presioneve të tregjeve, ka thënë Shoble. Duhet ta menaxhojmë këtë situatë përmes një koordinimi më të ngushtë ka thënë ministri gjerman i Financave.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›