E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohen ne parim dy projektligje qe lidhen me SHBA

Tirane 31 janar 2011 NOA 8211 Komisioni per Veprimtarite Prodhuese Tregtine dhe Mjedisin miratoi sot ne parim projektligjin Per ratifikimin e marreveshjes se ndihmes ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes per Qeverisjen me drejtesi dhe ne menyre demokratike investimin ne njerez dhe rritjen ekonomike.

Po sot ky komision miratoi dhe projektligjin Per te drejten e kalimit ne prone te shtetit dhe private per ndertimin e rrjetit te komunikimeve elektronike.

Marreveshja e ndihmes ndermjet qeverise shqiptare dhe qeverise amerikane permes Agjencise USAID do te perqendrohet ne perparimin e Shqiperise ne rrugen drejt integrimit evropian duke mbeshtetur forcimin e institucioneve te saj demokratike rritjen ekonomike si dhe kryerjen e reformave te tjera ne sistemin e drejtesise uljen e nivelit te korrupsionit dhe forcimin e shoqerise civile.

Ne fushen e shtetit ligjor synohet te arrihen rezultate ne transparencen dhe eficencen e gjykatave ndersa ne ate te shendetesise marreveshja synon permiresimin e cilesise se sherbimeve permes reformave.
Institucionet pergjegjese per zbatimin e kesaj marreveshjeje jane Ministria e Financave dhe Departamenti i Strategjive dhe Koordinimit te Ndihmes se Huaj.

Nderkaq projektligji per Per te drejten e kalimit ne prone te shtetit dhe private per ndertimin e rrjetit te komunikimeve elektronike vjen si domosdoshmeri per permiresimin e kuadrit ligjor per shkak te zhvillimeve transformuese qe Shqiperia ka bere ne fushen e komunikimeve elektronike si dhe ne frymen e prioriteteve te qeverise shqiptare per Shqiperine dixhitale.

Objektivat e strategjike dhe vizioni i Qeverise shqiptare per te mbeshtetur zhvillimin e teknologjise se informacionit dhe te komunikimeve jane pjese e Strategjise Kombetare per Zhvillim dhe Integrim 2007-2013.

e.r/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›