Nis nga puna linja me Podgoricen

Brenda pak ditësh pritet që të vihet në funksion një prej linjave kryesore energjetike që lidh Shqipërinë me rajonin. Gjatë javës që lamë pas, Operatori i Sistemit të Transmetimit ka testuar me sukses linjën 400 kilovolt me Podgoricën.
"Para tre ditësh kemi energjizuar pjesën nga Podgorica në Tiranë, pas kushteve teknike që kërkon ky lloj projekti dhe kemi arritur në përfundimit që cdo gjë është në rregull. Nëse do të kërkohen eksporte të mëdha ose importe të mëdha në drejtim negativ ose pozitiv, hyrje ose dalje, tani është rritur dyfish kapaciteti jonë për të importuar apo eksportuar", tha Sokol Ramadani, drejtori i përgjithshëm i OST-së.
Veç lidhjes me Malin e Zi, sistemi energjetik shqiptar ka projekte për lidhje të reja dhe fuqizim të transmetimit me vendet e tjera në rajon, çka sipas ekspertëve sjell siguri për shkëmbimet mes vendeve në rajon.
"Jemi në procesin e tenderimit këto ditë, në pjesën tjetër të qarkut, e cila është Tiranë- Kosovë. Më vonë, mendojmë që të bëjmë një linjë tjetër që është mes Elbasanit dhe Maqedonisë që është përfundimisht ajo forma jonë e shpërndarjes me sistemet e tjera", tha ai. Linja 400 kilovlt është ndërtuar me rreth 33 milionë euro të dhëna nga KFë.
Florian Papadhimitri