E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohen pa normë interesi 12 milionë euro kredi

Komisioni i Ekonomisë miratoi dje dy marrëveshje me një vlerë totale 14 milionë euro, të lidhura ma Bankën gjermane KfW. Paratë do të shkojnë për programin dhe furnizimin me ujë të pijshëm të Kamzës, Fierit, Lushnjës, Kuçovës, Beratit dhe Sarandës. Marrëveshja e parë e miratuar ka një vlerë 2 milionë euro dhe me një interes 2 për qind, ndërsa marrëveshja e dytë, prej 12 milionë eurosh, u bë shkak për debate në Komision, pasi nuk ishte përcaktuar interesi. Nga ana e Ministrisë së Financave u shpjegua që verbalist palët, KfW dhe qeveria shqiptare, ranë dakord që interesi për kredinë e dytë të vendosej ditën e nënshkrimit dhe të mos ishte më i lartë se 2 për qind. Kjo, gjithsesi, nuk e ka bindur deputetin e opozitës, Arben Malaj, i cili e ka konsideruar këtë si procedurë të gabuar. Nga pikëpamja profesionale nuk e kuptoj dot sqarimin tuaj, që duke mos shkruar 2 për qind të detyrimit, pra interesit, ju keni kursyer. Nëse keni rënë dakord në një mënyrë të tillë pa kosto, kjo duhet të ishte e shkruar në këtë marrëveshje, tha Malaj. Një tjetër deputet i PS-së që ngriti problem ishte Erjon Braçe, i cili shprehu shqetësimin lidhur me dëmet që po shkaktojnë karrierat e pllakave të gurit në vendburimin e Bogovës. Sipas tij, nga ana e institucioneve duhet të merren masa urgjente pasi rrezikojnë furnizimin me ujë Berati, Kuçova dhe gjithë zonat përreth.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›