E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mbyllet TikTok, Kallanxhi: E pamundur, ka mënyra të tjera për të hyrë në rrjet

“Mbyllet TikTok”, kjo ishte tema e kësaj të enjteje në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

I ftuar në studio eksperti i IT, Tomi Kallanxhi, u shpreh se mbyllja e TikTok është e pamundur, e para pasi ky rrjet social prodhon trafikun më të madh në rrjet dhe e dyta ka mënyra nga më të ndryshmet për të hyrë.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Të duket e drejtë protesta për Tik-Tok?

Kallanxhi: Po më duket e drejtë. Opozita duhet të bëjë më shumë content për të rinjtë.

Borakaj: Pse nuk mbyllet?

Kallanxhi: Nuk janë llogaritur kostot e mbylljes.

Borakaj: Çfarë kostosh ka mbyllja e Tik-Tok?

Kallanxhi: 30% të trafikut të internetit në Shqipëri e bën Instagram dhe Tik-Tok. Kemi 250 kompani që ofrojnë shërbim interneti, si do ta ndalojnë. 250 ESP do të marrin vendimin që ta bllokojnë.

Borakaj: Problemi është me kompanitë brenda?

Kallanxhi: AKEP është autoriteti që e bën jo autoriteti i sigurisë kibernetike.

Borakaj: A është ky target grup që ikën nga Tik-Tok dhe kthehet në Facebook?

Kallanxhi: Po a do ikin se sot kanë VPN.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›