E Hënë, 2 Nëntor 2026

Protestë kundër mbylljes së TikTok, Sula: Do dal për fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë

Deputeti i PD, Dashnor Sula i ftuar në Quo Vadis në Vizion Plus të moderatores, pranvera Borakaj, komentoi protestën e thirrur nga opozita kundër mbylljes së TikTok.

Ai tha se do dalë në protestë për të rinjtë, pasi po mbyllet një dritare ku të rinjtë shprehen lirshëm.

Pjesë nga biseda:  

Sula: Sot flitet përditë për të shkuar drejt teknologjisë. Vij nga Malta para dy ditësh, ishin të gjithë shqiptarë, të gjithë të rinj, ata kontrollonin restorantet, baret, lokalet e nates. U thashë si ka mundësi? Vendi i mundësive më thoshin. Këtu nuk ka as lumenj, as përrenj. Turizëm, turizëm, turizëm.

Borakaj: Ndoshta dhe filipinezët që vijnë kështu ndoshta kështu e quajnë?

Sula: Ne në vend t’i mbajmë të rinj i përzëmë. Kur u ktheva këtu, ca të shikoja, vetëm pleq. Nga trageti në Durrës deri në autostradë vetëm të moshuar. Ne po i përzejmë të gjithë të rinjtë. Tre fjali kishin ata nuk na doli ju, po na përzini.

Minga: Vetëm një pyetje kam, jam i sigurt që ju nuk keni bërë asnjë mesazh nga Tik-Tok. Pse zoti Berisha proteston, nuk ka arsye?

Sula: Unë protestoj për nipin, për djalin dhe vajzën.

Minga: Dy partitë e mëdha nuk duhet të protestojnë, të rinjtë po. Politika nuk ka arsye për të protestaur për Tik-Tok. Ai është një aplikacion, që nëse se ke do kesh një shërbim tjetër.

Borakaj: 65 mijë prindër thotë Rama kanë qenë pro mbylljes së Tik-Tok.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›