E Hënë, 2 Nëntor 2026

Miratohen rregullat për ndalimin e peshkimit të paligjshëm dhe certifikimin e zënieve

TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e rregullave të inspektimit për parandalimin, reduktimin dhe eliminimin e peshkimit të paligjshëm, të parregullt e të paraportuar dhe krijimin e skemës së certifikimit të zënieve në peshkim.

Ky vendim ka për qëllim vendosjen e rregullave dhe të masave të inspektimit, me synim parandalimin, reduktimin dhe eliminimin e peshkimit të paligjshëm, të parregulluar e të paraportuar (në vijim, peshkimi PPP) si dhe krijimin e një skeme certifikimi të zënieve për importin dhe eksportin e produkteve të peshkimit.

Vendimi krijon një kornizë të plotë ligjore për forcimin e kontrolleve portuale dhe inspektimeve të peshkimit, gjurmueshmërinë e produkteve të peshkimit, harmonizimin e sistemit shqiptar me standardet e BE-së për luftën kundër peshkimit të paligjshëm dhe për ruajtjen e qëndrueshme të burimeve detare.

Ky vendim zbatohet për të gjitha aktivitetet e peshkimit PPP dhe të aktiviteteve të lidhura me të, të kryera brenda dhe jashtë territorit të Republikës se Shqipërisë, të përcaktuara në ligjin “Për peshkimin”.

Vendimi i plotë

/m.q/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›