Miratohen tabelat përmbledhëse për Qarkun e Beratit
Tabela përmbledhëse është miratuar për 129 qendra votimi nga 130 gjithsej të Beratit, pasi KZAZ-ja 2 e ka shpallur një qendër votimi të pa vlefshme. Miratimi i kësaj tabele është kundërshtuar ashpër nga ana e përfaqësuesve socialist në këtë komision.
Socialistët kërkuan, që kjo qendër votimesh të shpallet e vlefshme, pasi është marrë në dorëzim dhe është numëruar nga anëtarët e KZAZ-së. Në përgjigje të kësaj, kreu i KQZ-së, Arben Ristani u ka kërkuar anëtarëve të majtë, që ta çojnë ankimin e tyre në Kolegjin Zgjedhor.