Golem, vdes nga korrenti turistja nga Tetova
Pa kaluar shumë kohë 51 vjecarja ka hyrë të bëjë dush. Sapo ka hapur ujin, rryma elektrike ka depërtuar në trupin e saj duke e lënë të vdekur. Forcat e policisë së Kavajës kanë nisur hetimet
KAVAJE-Korrenti i merr jetën në plazhin e Golemit një turisteje nga Tetova. Selvina Kacani, 51 vjeç, kishte ardhur në bregdet së bashku me bashkëshortin e saj, Jashar Kacani, për të kaluar dy javë pushime, por që s'e kishte menduar që nuk do të mund të kthehej më pranë tre djemve të saj. Rreth orës 17:00, gruaja ishte ngritur nga çadra e plazhit dhe kishte mbërritur në dhomën e hotelit që kishte prenotuar për të kaluar pushimet. Pa kaluar shumë kohë Kacani ka hyrë të bëjë dush. Sapo ka hapur ujin, rryma elektrike ka depërtuar në trupin e saj duke e lënë të vdekur. Bashkëshorti Jashar Kacani ka tentuar me çdo kusht t'i vijë në ndihmë, por nuk ia ka dalë dot mbanë. Ai ka ulur çelësat e automatit për të ndërprerë rrymën elektrike, por ka qenë tejet vonë. Forcat e policisë së Kavajës kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet ka rezultuar se gruaja kishte gjetur vdekjen nga energjia elektrike. Për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, policia ka marrë në pyetje dëshmitarët okularë, pronarët e hotelit, si dhe punonjësit.
(d.b/BalkanWeb)