E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet bordi i projekteve

Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka zgjedhur bordin e ri të këshillit miratues të projekteve. Emrat e anëtarëve janë propozuar nga 7 shoqatat e kinastëve. Kryetare e këtij bordi është zgjedhur Elvira Diamanti, Bashkim Hoxha, Esat Ibro, Ylli Pepo, Nasi Lera, Skerdi Mahmutaj dhe Ergys Faja janë anëtarë.
Drejtori i Qendrës Kombëtare, Artan Minarolli na bën me dije se në mbledhjen e parë e cila do të mbahet më 28 maj do të miratohen projektet e të rinjve.
Ndryshe nga herë të tjera ky bord ka kopetencën për të zgjedhur të gjitha projektet fituese, thotë Minarolli.
Shqipëria në qershor do të jetë pjesë e festivalit të filmit në Romë, ku për një javë do të shfaqen prodhimet më të fundit kinematografike.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›