E Diel, 1 Nëntor 2026

NATO konfirmon mbeshtetjen per Afganistanin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, hapën takimin e nivelit të lartë të NATO-s në Çikago, duke thënë se udhëheqësit botërorë  do të përgatisin fazën e ardhshme të tranzicionit në Afganistan gjatë dy ditëve të këtij takimi.
Obama u tha të pranishëmve se sfidat do të vazhdojnë dhe më shumë jetë do të humbasin, por “ne kemi besim se jemi në rrugë të mbarë dhe çfarë pasqyron ky takim i NATO-s është se bota e mbështet strategjinë që ne kemi përcaktuar”.
Sekretari i përgjisthshëm Rasmussen vlerësoi se “rezultatet e këtij samiti janë reflektimi i punës së tij të jashtëzakonshme ndaj ne parashikojmë jo vetëm ratifikimin e një plani për të ecur përpara në Afganistan, procesin e tranzicionit që do t’i japë fund luftës, por gjithashtu do të flasim edhe për progresin që kemi bërë në zgjerimin e aftësive mbrojtëse të NATO-s”. 
 Udhëheqësit nga më shumë se 50 vende mbajtën një minutë heshtje për të respektuar mijëra trupat e koalicionit që u vranë ose u plagosën gjatë luftës në Afganistan.
Shefi i NATO-s tha se aleanca nuk do të nxitohet për t’u larguar nga Afganistani. Ai premtoi se koalicioni do t’i çojë deri në fund operacionet e tij deri në momentin kur t’i kalojë përgjegjësitë e sigurisë në duart e qeverisë afgane brenda vitit 2014.
“Në mes të 2013 ne presim që forcat afgane të marrin ëersiper garantimin e sigurisë në të gjithë vendin. Dhe ndërsa ata ecin para, fokusi ynë do të jetë mbështetja. Afganët kanë përgjegjësi të plotë duke filluar nga fundi i 2014, kur misionit tonë t’i ketë ardhur fundi, por ne nuk do të largohemi”, tha ai. 
Presidenti Obama ka ftuar udhëheqësit e vendeve të NATO-s në Çikago për të riafirmuar planin për t’i dhënë fund misionit luftarak në Afganistan deri më 31 dhjetor 2014 dhe për të siguruar strategjinë e mbështetjes financiare për ekonominë dhe zhvillimin politik në Afganistan.
Për një çështje tjetër, aleanca e NATO-s thotë se sistemi i mbrojtjes nga raketat në Evropë është në fuqi.
NATO-ja synon të ketë një rrjet mbrojtës funksional që mund të interceptojë një sulm me raketa kudo në Evropë deri në fund të këtij dhjetëvjeçari.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›