E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet buxheti nga ndryshimet perfitojne 810 mije familje

Ndryshimet në buxhetin e shtetit miratohen me 73 vota pro në parim. Parlamenti i ka dhënë ok rritjes së rrogave dhe pensioneve në masën 4-7%, nga të cilat përfitojnë rreth 810 mijë familje shqiptare.

“Duhet thënë se ekonomia shqiptare vlerësohet si ekonomia me një ecuri më pozitive. Përgjatë periudhës së krizës ajo nuk ra nga recesioni ekonomik, duke mbetur një nga të vetmet ekonomi në rajon dhe të paktat ekonomi edhe më gjerë që nuk provuan një recesion ekonomik, por që ulën ritmet e zhvillimit si shkak i presionit të krizës ekonomike globale dhe zhvillimeve në tregjet financiare”-tha Ministri i Financave, Ridvan Bode.

Ndryshimet në buxhet kanë parashikuar edhe shkurtime të shpenzimeve operative në administratën publike të cilat kapin një shifër prej 4.6 miliardë lekësh. Ndërkohë që janë përfshirë në rradhën e kursimtarëve edhe bashkitë dhe komunat e vendit, të cilët me këtë ndryshim në buxhet do të kenë 2.5 miliardë lekë më pak në arkën e tyre.

Erjon Ajazi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›