E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e minatoreve METE kontroll te kushteve te punes

"Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Z. Nasip Naço me urdhër numër 413 datë 03.06.2011 ka ngritur grupin e punës për vlerësimin e përgjithshëm të aktivitetit minerar të shoqërisë ACR, e cila kryen aktivitet në minierën e Bulqizës.

Ky kontroll që përfshin aktivitetin minerar të shoqërisë gjatë 2010-2011 po kryhet në zbatim të detyrimeve të marrëveshjeve respektive koncesionare dhe detyrimeve të legjislacionit minerar në fuqi. Në përfundim të kontrollit, grupi i punës do të hartojë raportin përmbledhës për aktivitetin e kompanisë që do të pasqyrojë realizimin nga koncesionari të detyrimeve të marrëveshjeve të koncesionit.

Kërkesat e respektimit të legjislacionit në fuqi si dhe do të ofrojë masat dhe propozimet përkatëse. Përsa i përket zhvillimeve të fundit në minierën e Bulqizës, METE do të zhvillojë nesër takime me të gjitha palët dhe do të informohet me kërkesat dhe pretendimet e tyre"-tha Elvin Mëhilli, këshilltar i ministrit të ekonomisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›