E Shtunë, 31 Tetor 2026

BQE rrit normat e interesit

Banka Qendrore Evropiane ka ngritur normat e interesit në 1.5 % nga 1.25 që ishin, në përpjekje për të zbutur inflacionin në 17 vendet anëtare të eurozonës.
Rritja pritej pasi presidenti i BQE-së, Jean Claude Trichet deklaroi muajin e kaluar se një lëvizje e tillë ishte më se e mundshme.

Pavarësisht problemeve me borxhin që kanë disa vende të eurozonës, BQE është e shqetësuar për zhvillimin e shpejtë të disa ekonomive, si ajo e Gjermanisë.

Aktualisht inflacioni në zonën euro është 2.7 %, sipër synimit të BQE-së që kërkonte ta mbante nën kuotën 2 %.

Muajin e kaluar Trichet tha se BQE do të mbikëqyrë rreptë inflacionin, që në tregjet financiare duket qartë se do të rritet.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›