E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi miraton ne parim ndryshimet ne buxhetin e vitit 2011

Miratohen në parim ndryshimet në buxhetin e vitit 2011 me 73 vota të deputetëve të mazhorancës.

Këto ndryshime konsistojnë në shkurtimin e e shpenzimeve në vlerën e 18.3 miliardë lekën dhe reduktimin e të ardhurave në vlerën e 14 miliardë lekë.

Përmes këtyre fondeve që do të rezervohen, do të mundësohet rritja e pagave dhe e pensioneve.

Gjithashtu, qeveria, vendosi të bëjë rishikimin e buxhetit të këtij viti, edhe në ndikimin e situatave financiare në vendet e tjera, me qëllim ruajtjen e stabilitetit financiar në vendin tonë.

Kjo i referohet mbajtjes së borxhit publik në nivelin e 57.9 për qind si dhe ruajtjen e deficitit buxhetor në masën 3.5 për qind.

Ndërkaq, rritja ekonomike që është programuar në këtë draft të rishikuar, është 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Tashmë, pritet që buxheti i ndryshuar të kalojë nen për nen në seancën e radhës plenare.

Efektet, për rritjen e pagave dhe të pensioneve, sipas ndërhyrjeve në ligjin e buxhetit 2011 do të nisin nga korriku.

Gjithashtu, në seancë plenare u miratuan vetëm me votat e mazhorancën projetkligji për ruajtjen e mjedisit, projektligji që do të çojë në ndryshimin e formulës së shitjes së INSIG si dhe projektligji për regjistrimin e popullsisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›