Miratohet drafti për heqjen e varrezave të makinave
Me 11 vota pro dhe 8 kundra, miratohet drafti në komsionin e ligjeve për heqjen e varrezave të makinave. Sipas këtij ligji të ri, pronarët dhe poseduesit e vend grumbullimve të makinave jashtë përdorimit duhet t`i zhvendosin brenda datës 7 tetor, 1 km larg akseve rrugore. Në të kundërt, ministria e mjedisit do ti konfiskojë ato. Edhe në rast refuzimi, do të jenë forcat e armatosura ato që do ti largojnë këto mbetje makinerish në reparte ushtarake për riciklim. Por edhe në këtë diskutim të fundit, deputetët e Partisë Socialite kanë kundërshtuar një sërë piaksh të draftit.
Nga ana e tyre, specialistë të Ministrisë së Mjedist thanë se heqja e varrezave të makianve duhet të jetë urgjente për shkak të ndotjes dhe gjendjes se rënduar te ketyre vendgrumbullimeve.
Sipas të dhënave të raportuara në komsionin e ligjeve, në shqipëri ndodhen 315 vendgrumbullime të mejteve motorike jashtë përdorimit. % më e madhe e këtij biznesi është ndërtuar ilegal. Sipas specialitëve të Ministrisë së mjedisit, ligji I ri nuk do të zhduk varrezat por do ti displinojnë vendgrumbullimet e tyre.