Miratohet fondi shtesë për rrugën Levan-Vlorë

Miratohet marrëveshja për fondin shtesë prej rreth 18 milion eurosh me BERZH për financimin e projektit të ndërtimit të rrugës Levan Vlorë. Fondi shtesë do të përdoret për asfaltimit e 24 km rrugë dhe ndërtimin e dy urave.
Ndërkohë që kjo çështje ka shkaktuar debate në komisionin e veprimtarisë Prodhuese. Sipas opozitës kjo është një aferë korruptive. Deputeti socialist Eduartd Shalsi u shpreh se pas kompanisë që po realizon punimet fshihen përfitime të mëdha dhe shtesa në fond nuk justifikohet.
Në kundërpërgjigje zv.ministri Ernest Noka u shpreh se çdo gjë është realizuar brenda rregullave dhe nëse kanë ankesa ti drejtohen gjykatës.
Rruga Levan Vlore nisi të ndërtohet në shkurt 2007 dhe synon që të përmirësoj infrastrukturën që në një zonë me potencial turistik.