Poni:Vendorët, më të ndërgjegjshëm në menaxhimin e mbetjeve

Vendorët duhet të jenë më të ndërgjegjshëm në menaxhimin e mbetjeve. Kritikat ndaj punës së komunave dhe bashkive në rang vendi në lidhje me mjedisin u bënë prej zv.ministrit të Brendshëm Ferdinad Poni në Konferencën Kombëtare me këtë temë. Sipas Ponit drejtuesit vendor nuk po bëjnë sa duhet në këtë aspekt.
Ambasadorja e Zvicrës që është një prej vendeve financuese të projektit të menaxhimit të mbetjeve gjithashtu bëri thirje për më tepër veprim në nivel rajonal dhe vendor.
Në konferencë u u prezantua një manual i ri i cili pritet tu vijë në ndihmë autoriteteve vendore në procesin e menaxhimit të mbetjeve në territorin e tyre.