E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më tepër investime austriake në Shqipëri

Shqipëria dhe Austria duhet të bëjnë më tepër që biznesi i këtij vendi të jetë më i pranishëm në vendin tonë. Kjo ishte kryefjala në takimin e zhvilluar midis presidentit të shoqatës biznes Albania Luan Bregasi dhe ambasadorit austriak në Tiranë Florian Raunig.
 

Ndërsa ambasadori Raunig tha se vendi i tij është prezent në Shqipëri dhe investimet austriake kapin shifrën e 1 mld euro. Megjithatë tashmë Shqipëria njihet dhe mjaft biznese austriake janë të intëresuara të investojnë në fusha të ndryshme.
 

Bregasi dhe Raunig ranë dakord që në ditët në vijim të organizohen takime midis bizneseve dhe të shihet fushat ku mund të investohen.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›