Franca ndjen peshën e borxhit dërrmues

Kryeministri francez Jean-Marc Ayrault u ka bërë thirrje popullit të tij të qëndrojnë në krah me qeverinë për të trajtuar një krizë borxhesh dërrmuese dhe të paparë.
Siç njofton BBC ai ka përshkruar planet e qeverisë së re socialiste në një fjalim të rëndësishëm drejtuar parlamentit për pesë vitet e ardhshme.
Ai konfirmoi se ata që fitojnë më shumë se 1 milionë euro do të tatohen në masën 75%. Qeveria e re në Francë është zotuar të punësojë më shumë mësues dhe policë dhe të krijojë 15 mijë vende pune, një pjesë kjo e premtimeve të fushatës elektorale të presidenti të ri Francois Hollande.
Zoti Ayrault ka ulur parashikimet e rritjes ekonomike për Francën duke thënë se GDP kishte të ngjarë të rritej me 0.3% këtë vit në vend të parashikimeve prej 1.75%. Ndërkohë në plane është edhe krijimi i një banke të investimeve publike deri në fund të këtij viti për të ndihmuar risitë në industri.
Kryeministri francez shtoi se përqindja e energjisë bërthamorë në prodhimine e energjisë elektrike do të reduktohet nga 75% në 50% deri në 2025-ën.
Analistët paralajmëruan gjatë kësaj jave se qeveria franceze ka nevojë të mbushë një boshllëk prej 10 miliardë eurosh në buxhetin e këtij viti për të përmbushur objektivin për të ulur defiçitin.