Miratohet heqja e TVSH-së për arsimin privat
TIRANë – Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka miratuar sot Projektligjin për heqjen e Taksës mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për arsimin privat. Vendimi u mor vetëm nga votat e maxhorancës, ndërkohë që opozita qëndron prej muajs jashtë këtij komisioni. Ndryshimet në këtë pr/ligj u kërkuan nga kryeministri Sali Berisha vitin e shkuar, ndërkohë që me këtë vendim të komisionit, i hapet rrugë miratimit nga ana e Parlamentit. Në bazë të vendimit, duke filluar nga 1 tetori i këtij viti, arsimi privat do të përjashtohet nga kjo taksë. Në bazë të pr/ligjit të ri, bizneset nuk do të bëjnë më çregjistrim. Ndërkohë, ndryshimet në ligjin për TVSH-në, tashmë do t’i japin kompetencë qeverisë për të vendosur për kufirin për kalimin e bizneseve në biznese të mëdha. (d.b/BalkanWeb)