Itali, emigranti shqiptar vret me thikë gruan

Një emigrant shqiptar në Itali ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas është vetëdorëzuar në polici. 45-vjeçari i preu fytin gruas 33-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në rajonin e Teramos dhe motivet e saj janë ende të paqarta.
45-vjeçari i telefonoi karabinierëve pas ngjarjes. Mediat italiane saktësojne se krimi ndodhi në momentin kur dy fëmijët e çiftit po flinin në dhomën e tyre.