E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku i organeve, i dërguari i KE, Dik Marti në Kosovë

PRISHTINE-Dik Marti, i dërguari i Këshillit të Evropës për akuzat e Serbisë se "Ushtria çlirimtare e Kosovës ka bërë trafik organesh me serbë të burgosur gjatë konfliktit të vitit 1999", ndodhet në Kosovë. Lajmin e konfirmon zëdhënësi i EULEX-it, Kristof Lamfalusi, i cili tha se “Dik Marti do të takohet me zyrtarët më të lartë të misionit evropian për rend dhe ligj dhe me persona të tjerë në Kosovë”. Axhenda e qëndrimit të Dik Martit në Kosovë nuk është bërë publike. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›