Harasani: Hyjmë në parlament brenda afateve kushtetuese

“Lëvizja për Mendimin Ndryshe” përforcon qëndrimin kundër vendimit personal të Edvinit Pas deklaratave të deputetëve Ben Blushi, Marko Bello dhe Kastriot Islami, për thyerjen e bojkotit parlamentar, edhe Andis Harasani u shpreh dje se është në anën e Lëvizjes për Mendim Ndryshe, për të rikthyer sa më parë në parlament opozitën. Harasani deklaron se Rama është duke instaluar në PS një mekanizëm çoroditës që veç dobësimit të forcës politike, nuk synon asgjë tjetër. Një ditë pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të socialistëve, deputeti Andis Harasani ka ripërsëritur qëndrimin e grupimit të njohur si oponentët e kryetarit, për të qenë në parlament brenda afateve kushtetuese në mënyrë që të bëjnë opozitë të fortë për ta çuar PS në fitoren e zgjedhjeve lokale dhe rrëzimin e qeverisë Berisha. I pyetur mbi mundësinë e një çregjistrimi nga partia në rastin e shkeljes së vendimit politik për të thyer bojkotin parlamentar, Harasani shprehet i bindur se kryetari Rama nuk do të mund ta ndërmarrë një veprim të tillë.Deputeti socialist i Qarkut të Tiranës u shpreh optimist se para 7 marsit në sallën e parlamentit nuk do të bëjnë betimin vetëm 5 deputetët e njohur si Lëvizja për mendimin ndryshe brenda partisë, por dhe të mandatuar të tjerë nga elektorati socialist në 28 qershor.“Jam i bindur se do hyjnë edhe të tjerë. Deputetë të Grupuar në Lëvizjen për Mendimin ndryshe e bënë të qartë edhe në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, të dielën, se nuk do ta digjnin mandatin e fituar me votat e zgjedhësve socialistë”, u shpreh Harasani....