E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi i gjykatës Ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës, reagimi i ndërkombëtarëve

Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton përmes një deklarate ka thënë se Kosova është një shtet i pavarur dhe territori i saj është i pacenueshëm”, ndërsa u ka bërë thirrje të gjitha vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë këtë sa më shpejt.

Britania përshëndet vendimin e Hagës për Kosovën

Ndërkohë, Britania e Madhe përmes Sekretarit të Jashtëm, Uilliam Hag, ka mirëpritur vendimin e GJND-së për pavarësinë e Kosovës dhe ka inkurajuar shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë gjë tani, pasi Kosova është një rast unik dhe nuk vendos precedent.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›