Miratohet ligji për uljen e tarifave të dërgesave të parave nga BE-ja
Parlamenti Europian miraton Rregulloren e re për transaksionet e pagesave. Përveç eurozonës, skema e uljes se tarifave aplikohet edhe për vendet si Shqipëria
Që më 1 nëntor të këtij viti, të bësh një transaksion parash nga një vend i Bashkimit Europian në tjetrin, apo në drejtim të vendeve si Shqipëria, do të paguash më pak kosto. BE-ja ka ulur së fundi kostot për transferimet e parave apo për pagesat elektronike. Vendimi është marrë dje nga Parlamenti i Bashkimit Europian, i cili ka miratuar rregulloren e re duke bërë një rishikim drastik në legjislacionin për çështjen e pagesave. Rregullorja i detyron bankat dhe sektorin e shërbimeve financiare që pas 1 nëntorit të aplikojnë tarifa të tjera në dërgesat brenda BE-së, apo edhe nga BE-ja drejt vendeve të treta. Miratimi i kësaj rregulloreje pritet të sjellë përfitime edhe për vetë shqiptarët, sidomos për qindra e mijëra emigrantë, të cilët, deri tani janë detyruar që të paguajnë tarifa të kripura për dërgimin e parave në shtëpitë e tyre.
Vendimi
Parlamenti Europian miratoi dje me shumicë votash dy propozime legjislative, që marrin masa për lehtësimin e përdorimit të parave për qytetarët në Europë kur ata dëshirojnë t’i transferojnë nga një vend në tjetrin, apo kur duan që të paguajnë elektronikisht. Nismëtarja e kësaj pakete ligjore është anëtarja e Grupit Liberal demokrat, Margarita Starkeviciute, e cila ishte raportuese e Parlamentit për rregullimin e pagesave nga një vend në tjetrin. Ajo shpjegon se “në ditët tona është shumë e rëndësishme të rinisë rritja e ekonomisë. Burimi potencial i rritjes është realizimi i tregut të brendshëm, veçanërisht në shërbimet financiare, të cilat akoma mbeten të fragmentarizuara”. “Zbatimi i kësaj rregulloreje mund të përshpejtojë krijimin e tregut të brendshëm për pagesat, Zona Unike e Pagesave të Euros (SEPA)”, - thotë eurodeputetja. “Veçanërisht, një instrument elektronik pagesash, - i depozitave të drejtpërdrejta, - mund të hyjë në përdorim mbi një bazë të tillë, nga një vend në tjetrin, që nga nëntori i 2009-s”, - thotë Starkeviciute. Sipas saj, “shtetet joanëtare të Euros mund ta aplikojnë këtë rregull për pagesat në shkëmbimet kombëtare”.
Efektet pozitive
Në lidhje me efektet për qytetarët, Starkeviciutie thotë: “Në një periudhë pak më të gjatë këto rregulla mund të ndihmojnë në uljen e kostove për të gjithë konsumatorët”. Për borxhet e drejtpërdrejta nga një vend në tjetrin, ky rregull përcakton një nivel të përqindjes së ndërkëmbimit në 0.08 euro për transaksion gjatë një periudhe të përkohshme. Megjithatë, palët në marrëveshjet shumëpalëshe janë të lira të përcaktojnë një shumë më të vogël, apo të bien dakord për një shumë ndërkëmbimi zero. Për të krijuar një strukturë plotësisht ligjore të përhershme për të gjitha instrumentet elektronike të pagesave në BE dhe për të shmangur barrierat e biznesit ndërkufitar, rregulli është orientuar me Direktivën e Shërbimeve të Pagesave dhe qartëson se autoritetet kompetente të shteteve anëtare do ta nxisin me pëlqim dhe efektivisht lidhet me pakënaqësitë dhe konfliktet në lidhje me shumat e pagesave nga një vend në tjetrin. Direktiva E-Money paraqet përmirësimin e legjislacionit europian, veçanërisht në lidhje me regjimet e kursyera të aplikimit tek organizmat elektronikë të parasë. Dalja në skenë e aktorëve të rinj në treg solli nevojën për t’i inkurajuar akoma më shumë këto organizma. Marrëveshja parashikon një kapital fillestar për këto institucione jo më pak se 350 mijë euro, e cila është më e lartë sesa përllogaritja e votuar nga Komisioni ECON, por sërish përmirëson situatën aktuale.
Në bashkërendim me Komisionin dhe Këshillin, që kanë qenë të suksesshëm në ecurinë e votimit të sotëm, të dyja propozimet legjislative do të hyjnë në fuqi shumë shpejt, - rregullorja e transferimit të parave më 1 nëntor 2009, ndërsa direktiva e E-Money-t nis të zbatohet 18 muaj pas publikimit të tij.
Ndryshimet ligjore
Kostot e larta dhe të paefektshme të pagesave nga një vend në tjetrin janë bërë në mënyrë të dukshme vetëm pas hyrjes së euros dhe zhdukjes së nivelit të shkëmbimit midis vendeve të zonës së Europës. Përkundër një historie të tillë, më 25 korrik 2001, Komisioni Europian bëri një propozim përmes Rregullores Nr. 2560, të vitit 2001, të Parlamentit Europian dhe Këshillit në lidhje me pagesat brenda shteteve të BE-së në euro. Ajo është adoptuar më 19 dhjetor 2001 dhe hyri në fuqi më 31 dhjetor 2001, duke garantuar që kostoja e pagesave ndërkufitare të jetë e njëjtë me ato që bëhen brenda një shteti anëtar.
Kjo aplikohet për transferimin e depozitave, tërheqjen e CASH-t dhe pagesave të kreditit dhe debitit deri në shumën prej 12 500 eurosh brenda shteteve të zonës ekonomike europiane (27 vendeve anëtare dhe Islandën, Litenshtenjin dhe Norvegjinë.
Pas 1 janarit të vitit 2006 rregullorja aplikohet për pagesa ndërkufitare, deri në 50 mijë euro.
Rregullorja përfshin parimet e pagesave të barabarta për pagesat e brendshme dhe për ato nga një vend në tjetrin brenda BE-së, të cilat nxorën në pah çmimet dhe garantuan më tepër konkurrencë në tregjet e shërbimit të pagesave. Ky rregull ka qenë lançuar për formësimin e Zonës Unike të Pagesave të Euros. Propozimi për një modifikim të rregullores u bë në përgjigje të zhvillimit të shpejtë të tregut të pagesave në BE dhe është rezultat i procesit të shqyrtimit të kujdesshëm dhe një raport i përgatitur nga Komisioni Europian në shkurt të vitit 2008.
Rishikimi dhe një zhbalancim pasues i balancës së pagesave duke informuar rreth detyrimeve bie mbi bankat në disa shtete anëtare që duhet gjithashtu t’i rishikojnë sepse këto detyrime vështirësojnë zhvillimin e Zonës Unike të Pagesave të Euros, kufizojnë futjen e proceseve plotësisht të automatizuara të pagesave ndërkufitare dhe përfundimisht drejtojnë te kostot më të larta për bankat dhe konsumatorët.
Sa ulen tarifat për transferimin e parave
Procesi i rishikimit të Rregullores 2560 ka përfshirë një numër elementesh të ndryshme. Rregullorja e Komisionit Europian garanton se si Rregullorja 2560/2001 ishte aplikuar në shtetet anëtare dhe se çfarë problemesh praktike kanë dalë gjatë zbatimit të saj. Ajo përfshin një numër propozimesh që mund të bëhen për të zgjidhur çështjet e identifikuara, për të reflektuar më mirë zhvillimet në tregjet financiare të pakicës dhe për të orientuar rregulloren me Direktivën e Shërbimit të Pagesave që ka hyrë në fuqi së fundi. Raporti konfirmon se rregullorja ka arritur dy objektiva kryesore; së pari, ajo ka ulur në një masë të konsiderueshme përqindjet për pagesat nga një vend në tjetrin, veçanërisht për transfertat e depozitave (për transferimin e shumës prej 100 eurosh, më parë duhet të paguaje mesatarisht 24 euro, sipas rregullores, tani kushton me një mesatare prej 2.5 eurosh. Së dyti, ajo ka nxitur industrinë e shërbimeve financiare në mungesën e një eficience dhe infrastrukturën e integruar të shërbimit të pagesave, që të ndërmarrë hapat e domosdoshëm dhe të kthejë konceptim e një “zone të brendshme pagesash” për pagesat jo të CASH të euros, brenda një realiteti, duke krijuar “Zonën e Pagesave Unike të Euros”, e cila, në një periudhë jo shumë të gjatë, do të ndihmojë në reduktimin e kostove për të gjithë konsumatorët.
Dërgesat e parave, agjencitë dhe bankat fitojnë mbi 90 milionë euro në vit
Deri tani shqiptarët kanë paguar kosto marramendëse për të dërguar paratë e tyre në Shqipëri. Deri në fillimet e vitit 2000, me qindra e mijëra emigrantë i dërgonin paratë e tyre përmes agjencive të transferimit të parave, ose me anë të komunikimeve fizike, me anë të CASH-it. Pas vitit 2000, me këtë aktivitet janë marrë edhe bankat, të cilat kanë ushtruar një konkurrencë të ndjeshme ndaj agjencive të tilla si Uestern Union apo Money Gram. Banka Kombëtare Greke, apo bankat e tjera të shtetit fqinj, që operojnë në Shqipëri, hynë në tregun e transfertave të parave duke garantuar zhvendosjen e depozitave dhe lekëve të emigrantëve shqiptarë në vendin fqinj për familjet e tyre në Shqipëri. E njëjta gjë ndodhi edhe me bankat italiane në vendin tonë. Deri në vitin 2007 ka pasur një rritje të ndjeshme të dërgesave të parave nga shqiptarët, duke arritur në mbi 900 milionë euro. Por në vitin 2008 pati një ulje të ndjeshme, në rreth 16 për qind, e cila pritet të vazhdojë edhe gjatë vitit 2009, për shkak të krizës ekonomike. Statistikat kanë treguar se agjencitë dhe bankat kanë pasur një normë fitimi vjetor nga dërgesat e emigrantëve në shumën prej 90 milionë eurosh. Por, me rritjen e konkurrencës dhe futjen e bankave private në treg, ka pasur vetëm një ulje të diktuar nga konkurrenca dhe jo nga ligjet e shtetit.
25 Prill 2009