E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pezullohet nga puna mësuesi i matematikës

50-vjeçari u denoncua para tri ditësh nga një grup prindërish, se në një ekskursion të zhvilluar, ai kishte kryer veprime të turpshme me disa vajza. Drejtoria e shkolles 9-Vjecare e fshatit Ciflik shkarkoi mesuesin menjehere 

BERAT - Drejtoria Arsimore e Beratit pezulluoi dje nga puna 50-vjeçarin Engjëll Bregu, mësuesin e matematikës në shkollën 9-vjeçare të fshatit Çiflik. Ai u denoncua katër ditë më parë nga prindërit e nxënësve të kësaj shkolle për kryerjen e veprimeve të turpshme. "Reagimi jonë, sapo morëm peticionin e firmosur nga 13 prindër që denonconin mësuesin e matematikës për veprime të turpshme ndaj fëmijëve të tyre, ishte i menjëhershëm. Paraprakisht, sot (dje) morëm masën e pezullimit nga puna, deri në sqarimin ligjor të akuzave ndaj tij", - pohon Yzedin Hima, drejtor i shkollës. Hima shton gjithashtu se, ndaj mësuesit të matematikës ka denoncim nëpërmjet një peticioni të firmosur nga familjarët e nxënësve, ndërkohë që nuk ka asnjë denoncim nga ana e mësuesve të kësaj shkolle. 50-vjeçari Engjëll Bregu u denoncua para tri ditësh nga një grup prindërish, se në një ekskursion të zhvilluar, ai kishte kryer veprime të turpshme me disa vajza. Njëkohësisht, krahas pezullimit të përkohshëm nga puna, policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›