Udhëzimi i ri, si do të hipotekohen pasuritë e fituara me aktin e marrjes së tokës në pronësi
Procedurat e reja që do të zbatohen pas 15 ditësh për të gjitha këto pasuri. Qeveria ngarkon Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Bujqësisë për zbatimin e këtij udhëzimi
Laureta Rryçi
Tiranë - Qeveria përcakton procedurat që do të ndiqen për të gjitha pasuritë e paluajtshme që janë fituar nëpërmjet aktit të marrjes së tokës në pronësi. Zbardhet vendimi që mban firmën e Këshillit të Ministrave, i cili ia ka ngarkuar këtë përgjegjësi ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj dhe ministrit të Bujqësisë, Jemin Gjana. Pas këtij vendimi, të gjithë ata qytetarë që kërkojnë ta marrin tokën me akt pronësie, do të ndjekin procedura të tjera nëpër zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Gazeta “Albania” ka mundur të sigurojë të plotë udhëzimin në fjalë, i cili do të zbatohet pas 15 ditësh në të gjitha institucionet shtetërore.
Rregullat e reja
Sipas udhëzimit, kur pasuria nuk figuron në pronësi të mbajtësit të parë, të titullit të pronësisë mbi tokën bujqësore, si pasojë e transaksionit të realizuar me të tretë ose e shpronësimit për interes publik të kryer, me përjashtim të kalimit të pronësisë nëpërmjet akteve të trashëgimisë, e reflektuar kjo në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, këto të fundit, në rastet e trajtimit të kërkesave për shërbim të subjekteve të ndryshme, do të procedohet me rregulla të reja. Fillimisht verifikohen regjistrimit nëse e kanë kaluar procesin e verifikimit për mbivendosje. Më pas bëhet verifikimi për regjistrimet nga i fundit deri te regjistrimi i dytë, me përjashtim të regjistrimit të origjinës (rastet kur është për herë të parë të titullit të pronësisë). Në rast se këto regjistrime rezultojnë të kryera në përputhje me ligjin, atëherë vijohet më tej duke u bërë verifikimi i regjistrimit të origjinës së pasurisë. Në këtë fazë nëse konstatohet se ky regjistrim origjine ka mangësi, për shembull, kur regjistrimit i mungojnë disa nga elementet apo aktet e marrjes së tokës në pronësi, nuk administrohen në zyrën e regjistrimit, edhe pse mund të figurojnë me dublikate. Të gjitha këto mangësi, specialistët e hipotekave që do t’i konstatojnë ato e kanë për detyrë të informojnë shefat e tyre hollësisht për mangësitë e konstatuara. Sipas udhëzimit në rastet kur konstatohen shumë mangësi në regjistrim, menjëherë shkresa i dërgohet për verifikim komisionit vendor të verifikimit të titujve të pronës.
Të tretët
Udhëzimi ka përcaktuar se të tretët, të cilët e kanë përfituar pasurinë, të regjistruar në origjinë si tokë bujqësore, si rezultat i transaksioneve, nuk ndalohen të kryejnë veprime me pasuritë e tyre as gjatë periudhës së verifikimit të regjistrimit nga zyrat e regjistrimit dhe as gjatë verifikimit të ligjshmërisë apo edhe më pas konstatimeve të mundshme të paligjshme së krijimit të titullit të pronësisë mbi tokën bujqësore nga Komisioni Vendor. Zyrat e regjistrimit të pasurive, pavarësisht se nuk mund t’i pengojnë të tretët të kryejnë veprime mbi pasuritë, janë të detyruara në çdo rast të bëjnë verifikimin e regjistrimit në origjinë të tokës bujqësore. Pasuritë e regjistruara në bazë të akteve të marrjes së tokës në pronësi, të transferuara te të tretët, për të cilat ka filluar një procedurë fshirjeje regjistrimit, për shkak të paligjshmërisë së regjistrimit në bazë të ligjit për fshirjen e mbivendosjeve nuk do të trajtohen sipas këtij udhëzimi.
Kur pasuria, në çastin e hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi, nuk figuron e regjistruar në pronësi të përfituesit, do të procedohet si më poshtë:
Për katet e pronësisë të lëshuara nga komisionet e ndarjes së tokës përpara datës 15.08.2008 pasi të plotësohen këto kushte:
Të mos jetë dublikatë:
Akti i tokës në pronësi të përcillet zyrtarisht për regjistrim pranë këshillit të qarkut, së bashku me plan-rileviminplan-vendosjen dhe certifikatën e përbërjes familjare në datën 1.08.1991, për ish-kooperativat bujqësore, dhe 1.10.1992 për ish-ndërmarrjet bujqësore.
Subjekti në favor të të cilit është lëshuar akti i pronësisë të ketë aplikuar për regjistrim pasurie në ZVRPP.
Nëse nuk zbatohen kushtet e mësipërme, atëherë zbatohet procedura e refuzimit të regjistrimit, të parashikuar në udhëzimin nr. 1 të datës 31.1.2007 të Këshillit të Ministrave.
Dokumentet që duhen për të marrë aktin e pronësisë
Emri dhe mbiemri i përfituesit apo të përfaqësuesit të familjes bujqësore, përfituese të tokës bujqësore.
Nënshkrimi i kryetarit të komisionit të ndarjes së tokës.
Të dhënat identifikuese të pasurisë, të dhëna në pronësi (kërkohet sipërfaqja, lloji i tokës bujqësore: arë, pemëtore, vresht, ullishte).
Kërkohet njëra nga vulat e mëposhtme: Vulën e komitetit ekzekutiv të fshatit; vulën e kryeplakut; vulën e ndërmarrjes bujqësore; vulën e këshillit të rrethitkëshillit të qarkut.
Vendimi që solli verifikimin e titujve
Vendimi më i fundit i qeverisë ka përcaktuar se në rastet kur kërkohet korrigjimi i aktit të marrjes së tokës në pronësi, pranë komisionit vendor të vlerësimit të titujve të pronësisë do të krijohet dokumentacioni i ri ligjor, në bazë të të cilit lëshohet akti i ri i marrjes së tokës në pronësi. Pranë komisionit vendor qytetari duhet të paraqesë kërkesën për korrigjimin e aktit të marrjes së tokës në pronësi, certifikatën e gjendjes familjare, të lëshuar nga zyra e gjendjes civile, e komunës dheose e bashkisë, ku të pasqyrohet numri i frymëve të familjes bujqësore ose individi në favor të të cilit do të lëshohet akti i ri i marrjes së tokës në pronësi sipas gjendjes: 1.8.1991 për ish-anëtarët e kooperativës bujqësore; 1.10.1992, për punonjësit e ish-ndërmarrjeve bujqësore. Aktin e marrjes së tokës në pronësi, në origjinal, së bashku me plan-vendosjen e ngastrësngastrave, të konfirmuar nga kryetari i komunës. Plan-vendosjen e ngastrës, që qytetari pretendon se është e pandarë, e hartuar sipas hartës treguese të regjistrimit, në shkallën 1:2500, nga një specialist topograf i licencuar. Vërtetimin e faktit se ka qenë anëtar i ish-kooperativës bujqësore, më 1.8.1991 ose punonjës ish-ndërmarrjes bujqësore më 1.10.1992. Për këtë qytetari duhet të depozitojë shkresën, nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, për pagesën ose jo të pensionit, si dhe konfirmimin, cilido qoftë ai, të kryetarit të komunës për këtë fakt. Nëse, sipas informacioneve të mësipërme nuk vërtetohet fakti se ka qenë anëtar i ish-kooperativës bujqësore ose punonjës i ish-ndërmarrjes bujqësore, qytetari ka të drejtë të depozitojë, pranë komisionit vendor, çdo dokument, që vërteton faktin e mësipërm.
25 Prill 2009