E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana: “Na presin gjashtë finale”



Kundër Lilës, Lorik Cana (23 ndeshje këtë sezon, 3 gola) nuk do të jetë në dispozicion të Marsejës, për shkak të ndëshkimit me karton të kuq në takimin kundër Lorient (2-1). Gjithsesi, kapiteni shqiptar i kryesuesve të kampionatit francez bëri parashikimet e tij në lidhje me fundin e sezonit dhe mundësitë e skuadrës së tij për t’u shpallur kampion pas 17 vitesh: “Do të bëjmë ç’është e mundur për të ruajtur vendin tonë të parë, edhe pse ndjejmë nga afër presionin e kundërshtarëve. Do ta konsideroja pozitive frymën në ekip. Kemi disa merake fizike, të cilat nuk na lejojnë t’i kemi në dispozicion të gjithë elementët. Janë akoma dhe gjashtë ndeshje dhe kampionati do të jetë shumë i shtrënguar deri në fund”, - tha Cana gjatë një interviste për faqen zyrtare të Olimpikut të Marsejës.

24 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›