Miratohet me 1.4 miliard

Qeveria e Kosovës ka miratuar buxhetin e vitit 2010, i cili do të peshojë 1.4 miliard euro, me vetëm 4 për qind më shumë se ai i 2009-ës. Të hyrat vjetore do të jenë 1.2 miliard euro, të cilat do të arkëtohen kryesisht nga dogana, ATK-ja dhe paratë e pashpenzuara sivjet.
Buxheti i vitit 2010 nuk do të ndryshojë shumë nga ai i sivjetmë. Të shtunën, Qeveria e Kosovës është dakorduar që n`mot, buxheti të peshojë 1.4 miliard euro, me vetëm 4 për qind më shumë se ai i 2009-ës. Arka e shtetit do të mbushet kryesisht nga 600 milionë euro të hyra nga dogana, 200 milionë euro nga Administrata Tatimore dhe rreth 400 milionë euro të pashpenzuara sivjet.
Në total, sipas ministrit të Ekonomisë dhe të Financave, Ahmet Shala, të hyrat vjetore do të jenë 1.2 miliard euro, ndërkaq shpenzimet llogariten të jenë mbi 1.4 miliard.
Kufijtë buxhetorë janë përcaktuar nga parashikimi i të hyrave buxhetore për vitin 2010, nga shfrytëzimi bilancit të akumuluar bankar nga viti 2009 dhe ndihma financiare e premtuar nga partnerët tanë ndërkombëtarë, ka thënë Shala.
Sipas tij, 35 për qind e këtij buxheti është dedikuar për shpenzime kapitale. Qeveria, ai thotë, se do të vazhdojë në investojë në sektorin e transportit, pa përmendur shifra konkrete, ndërsa thotë se 26 milionë euro do të ndahen për shkollat e reja, 20 milionë euro do ti ndahen shëndetësisë për barna esenciale, derisa personalin mjekësor që punojnë jashtë orarit do tu ndahen 1.5 milion euro.
Me këtë buxhet nuk parashihet ngritja e pagave të mësimdhënësve për 30 për qind, të cilat kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e pat premtuar muaj më parë.
Prioritetet e Qeverisë për 2010, sipas Thaçit, janë shëndetësia, ku parashikohet të ketë një rritje buxhetore deri në 30 për qind, sektori social, përfshirë familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës, shërbimi i zjarrfikësve, Policia e Kosovës si dhe investimi në Universitetin e Prizrenit.
Ky buxhet do të jetë i orientuar në politikat zhvillimore të vendit, ndërsa në këtë buxhet do të ketë rritje rreth 6 për qind të të ardhurave në të gjitha sektorët, ka pohuar Thaçi.
Zhvillimi i infrastrukturës rrugore, ndërtimi i disa shkolla, anekseve shkollore, ambulancave si dhe investimi në ndërtimin e autostradës Vërmicë-Prizren-Prishtinë-Merdar, sipas tij, mbeten objektiv tjetër i Qeverisë, kur do të ketë shpenzime shtesë.
Po ashtu, ai tha se nga parametrat e shpenzimeve buxhetore është ndarë një shumë prej 200 milionë euro për ruajtjen e rezervës fiskale, sipas politikave të vendit për përballimin e rreziqeve të mundshme. Po ashtu, për vitin 2010 është parashikuar edhe pagesa e këstit të borxhit të jashtëm si dhe blerja e objekteve të ambasadave.
Shefi i Qeverisë tha se ngritja për 4 për qind e buxhetit është sukses i madh i Ekzekutivit, derisa shumë shtete të botës janë ballafaquar me krizën ekonomike financiare.
Projektbuxheti i miratuar në Qeveri do ti dërgohet Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe miratim në mbledhjen e ardhshme.