E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet ndërtimi i linjës së interkonjeksionit Kallmet-Lezhë

Qeveria shqiptare miratoi ndryshimin e ligjit Për sektorin e energjisë elektrike, , me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave  vendosi miratimin e ndërtimit të linjës tregtare të interkonjeksionit me rrymë të vazhduar, Kallmet-Lezhë. Gjithashtu ajo miratimi dhe dhënien e lejes numër 4, datë 7.12.2009, dhënë nga ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës shoqërisë Biopoëer Green Energy, shpk, për ndërtimin dhe

shfrytëzimin e linjës tregtare të interkonjeksionit me rrymë të vazhduar, Kallmet-Lezhë (Shqipëri Zapponeta/Manfredonia, Itali), sipas tekstit bashkëlidhur. Vendimi numër 1515, datë 19.11.2008, i Këshillit të Ministrave, Për miratimin e lejes për ndërtimin dhe shfrytëzimin e linjës tregtare të interkonjeksionit, me rrymë të vazhduar, Kallmet-Lezhë, (shfuqizohet. Zbatimi i këtij ligji ju ngarkua Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›