E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria miraton ligjin për transferimin e pronave të paluajtshme

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e djeshme ligjin Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore, me propozimin e ministrit të Brendshëm. Ky ligj parashikon miratimin e listës  paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Lunxhëri, të qarkut të Gjirokastrës. Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë

 e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Lunxhëri, të qarkut të Gjirokastrës, miratuar me vendimin numër 702, datë 19.10.2007, të Këshillit të Ministrave, Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore  në komunën Lunxhëri, të qarkut të Gjirokastrës. Për zbatimin e këtij ligji u ngarkua Ministria e Brendshme dhe komuna Lunxhëri.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›