E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN: Ekonomia botërore po rimëkëmbet

Ekonomia botërore po rimëkëmbet më shpejt sesa është pritur, vlerëson Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ekonomia gjatë këtij viti do të shënojë sipas treguesve aktualë, ndoshta një rritje prej tre për qindësh dhe do të tejkalojë edhe prognozat e mëparshme të FMN-së, u shpreh shefi i saj Dominique Strauss-Kahn, gjatë një forumi financiar në Hongkong. Strauss-Kahn kërkoi edhe një herë rregulla më të ashpra për bankat dhe mbikqyrjen e tyre. Në qoftë se nuk ndërhyhet tani,

 do të harrohen shpejt edhe mësimet që kemi nxjerrë nga kriza, tha Kahn në fjalën e tij. Banka Qendrore Europiane do të financojë një program që ka për qëllim rritjen e vazhdueshme ekonomike dhe mbikëqyrjen e bankave në vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian. Në këtë program veçanërisht përfshihet forcimi i mbikëqyrjes në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Vendet që janë të përfshira në këtë program janë Kosova, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia Bosnjë Hercegovia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia. Banka Qendrore Evropiane dhe Komisioni Europian nënshkruan një marrëveshje për të zbatuar një program të asistencës teknike për kandidatët e BE-së. Programi, i cili është financuar nga BE, do të zgjasë për dy vjet dhe ka një kosto prej 2.65 milion eurosh.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›