E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet ne Kuvend me 74 vota pro buxheti 2013

Kuvendi ka miratuar me 74 vota pro dhe 56 kundër projektbuxhetin e vitit 2013. Diskutimi i tij nen për nen u përcoll me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës në Kuvend, ku pika më e nxehtë ka qenë debati për borxhin publik.

Deputetët socialistë kanë vlerësuar gjatë diskutimeve të këtij projektbuxheti në komisionet parlamentare e kanë cilësuar atë si një buxhet krize, ku vetë qeveria shfaq pasiguri të mëdha në shifrat që jep.
Nga ana e saj mazhoranca ka theksuar se buxheti, i cili në total arrin në shifrën e 409 miliard lekëve shpenzime, parashikon një stabilitet makroekonomik dhe rritje ekonomike.

Berisha: Buxheti synon rritjen e mirëqenies. Për opozitën sot ditë e zezë
Me argumenta dhe shifra konkrete Kryeministri Berisha ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e ardhura nga opozita parlamentare lidhur me projektbuxhetin e vitit 2013.
Në gjykimin e kreut të mazhorancës qeverisëse, e gjithë kundërvënia e opozitës ka në thelb pikërisht keqardhje për dështimin e propagandës për të zbehur arritjet që ka shënuar vendi, e sidomos investimet e pritshme në vend, duke e shndërruar Shqipërinë një vend të zhvilluar.

Madje në këtë kontekst, nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri e konsideroi këtë diskutim si ditën më të zezë për socialistët. Kjo pasi sipas tij, ky është buxheti më i madhe në historinë e Shqipërisë, i cili ka si synim pikërisht rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

“Në ditëlindjen e Shqipërisë në të cilin diskutohet Buxheti për vitin 2013. Buxheti më i madh në historinë e Shqipërisë që arrin vlerën 410miliardë lekë, ka si synim më madhor rritjen e mirëqenies suaj të dashur qytetarë. Rritjen e kësja mirëqenie duke sjellë të ardhura direkt në xhepat dhe kontot tuaja. Objektiv madhor investime vendimtare për Shqipërinë vend i zhvilluar brenda vitit 2017. Ky është buxheti më i fuqishëm, i cili shënoi rritjen më të madhe prej vitit 2012-20123. Rritje prej 28 miliardë lekë. Ky buxhet, krahasur me 2004, i cili realizoi të ardhura gjithsej 184 miliardë, shënoi në total 366 miliardë”, vlerësoi Berisha.

Por duke qëndruar pikërisht në kundërvënien e opozitës ndaj këtij buxheti, shefi i qeverisë iu referua fjalimit më të fundit të kreut Rama, ku parashtroi programin e PS-së për personat me aftësi të kufizuara.

“Kryetari juaj më në fund bëri zbulimin gjenial, ai gjeti metrin e të vërtetës, por në metrin e tij, nga Damiani te proletari mbeten në klasë. Ai tha se ishte i vërtetë është vetëm ai që së bashku me këpucë është dy metër i gjatë. Pasi mashtroi tetë vjet shqiptarët, tani tha me besoni se jam i gjatë. Nuk kisha dëgjuar kurrë më parë një gjë të tillë. Dëgjoni..., përveç Fidelit të partisë, ju të tjerët absolutisht, puthuni me Milon, asnjëri prej jush nuk është pjesë e listës”, ironizoi shefi i qeverisë.

Por duke përforcuar këtë qëndrim, ai u rikujtoi ligjvënësve socialistëve se tashmë gradualisht ata po zëvendësohen në parti për përfaqësuesit e ish G99-ës.

“Gjatë kohës që Bashkia e Tiranës drejtohej nga Rama ne i trefishuam fondet, për rrugë dhe shkolla, po çfarë ndodhi me fondet, nuk mbeti asnjë qindarkë pasi të gjitha u bënë rroga partie, iu dhanë 99-ve që ndërtuan vila trekatëshe. Madje më së shumti shkuan për to”, u shpreh Berisha.

Pasi parashtroi zërat që përfaqëson ky buxhet i cili në thelb ka përmirësimin e të gjitha sektorëve të rëndësishëm për zhvillimin e vendit, u bëri thirrje deputetëve socialistë që “të dilni mbi dy metër gjatësi me këpucë dhe ta votoni atë”.

Blushi: Buxheti i 2013, arka e shtetit është bosh
Deputeti i PS-së Ben Blushi deklaroi se vitin e ardhshëm pensionet do të jenë më të mjera, papunësia më e madhe. Taksat më të padrejta, situata energjetike më e rëndë dhe vendi do ketë më shumë borxh. Sipas Blushit qeveria në ikje po merr boxh “ pasi nuk ka para, s’ka para se s’ka reforma, ka korrupsion dhe arka e shtetit është bosh dhe nuk ka të ardhura se nuk ka punë” duke akuzuar kryeministrin se bën krahasime të padrejta mes shqiptarëve dhe qytetarëve evropianë. Ai akuzoi qeverinë se po shet asetet kryesore në vend dhe tha se të gjitha privatizimet janë të dështuara

Ruli: Buxheti, borxhi do të mbahet në nivelet normalë
Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, gjatë fjalës së tij u bëri thirrje kolegëve socialistë që rritjen e borxhit me 2 % të mos kalohet në debat dogmatik. Sipas ministrit Ruli buxheti përfshin projekte të mëdha për mandatin e ardhshëm të demokratëve 213-2017, teksa theksoi prioritet e bujqësisë.

“Sektori ekonomik është parë më me kujdes, ku ka një rënie prej 4 % në investimet infrastruktutrore, por ka rritje të ndjeshme në mbështetjet e drejtpërdrejta që i jepet fermerit. Ne arritëm të luajmë një rol proaktiv në rolin e bujqësisë. Në sektorin e ujitjes dhe kullimit me 20 % të buxhetit. Brenda 2013 do rehabilitohen dhe të vihen në funskionim 14 nga rezervuaret më të mëdhej të vendit. Që do thotë rreth 30 mijë tokë ha bujqësore vihen në ujitje nga këto burime”, tha Ruli.

Duke u ndalur në p/buxhetin e parashikuar për sektorin e bujqësisë për vitin 2013, ministri Ruli theksoi se mbështetja financiare do të adresohet kryesisht për mbështetjen e drejtpërdrejtë të fermerëve si dhe për komponentët, ujitje e kullim, siguri ushqimore dhe zhvillim të agrobiznesit përmes kreditimit.

Ndërtimi i rrugëve përparësi absolute
500 milionë lekë do të investohen në rrugë. 2000 km rrugë do të ndërtohen këtë vit. Brenda dy viteve që vijnë Shqipëria do ketë rrjetin rrugor më të mirë në Europë ky është zotimi ynë solemn.

Buxheti për arsimin
Tani fillon shtrirja e mësimit dixhital në çdo klasë, po implementohen bibliotekat dixhitale. Arsimi përparësi tjetër e këtij buxheti, një shtysë të re do të marrë edhe arsimi privat. Do bëjmë gjithçka për t’i dhënë mbështetje me fonde financiare dhe burime njerëzore të investohen për të ardhmen dhe edukimin e fëmijëve tanë. Gjithçka për një arsim modern. Fondet do të përqendrohen jo vetëm në infrastruktrën e arsimit por edhe të cilësisë.
Shëndetësia
Shqipëria në spitalet e saj ka instaluar teknologjitë më moderne, ka rritur disa nga treguesit mbi vdekshmërinë foshnjore. Sot Shqipëria komunikon në kohë reale me qëndrat më të mëdha shëndetësore në kontinent. Lista e barnave të rimbursueshme është pesëfishuar nga 2005, nga 40 mln dollarë sot 250 mln dollarë. Do të bëhet gjithçka për reformën më serioze të këtij sektori.

Zhvillimi rural
Këto vite miliarda për ndërtimin e rrugëve. Do të bëjmë gjithçka për zhvillimin e fshatit. Zhvillimi rural është mjaft i rëndësishëm. Ne besojmë se potenciali i Shqipërisë është ta shndërrojmë atë në kopshtin shkëmbor të Europës Juglindore. Vëmendje dhe për skemën e subvencioneve dhe punës së fermerëve. Pse është buxheti i mirëqënies, sepse do ti jap një shtysë të madhe zhvillimit rural dhe fermave. Do të zhvillojë më tej Shqipërinë turistike.

Prokurimet publike
Sot prokurimet publike janë 100% elektronike. Viti pas viti shtohet numri i kompanive që operojnë në treg. Cili ishte regjistrimi i biznesit 6 vite më parë duhet të paguaje nën dorë dhe mbi dorë. Sot çdo shqiptar dhe i huaj regjistron biznesin për një gjysmë ore dhe një euro. Kjo është lufta ndaj korrupsionit. Shikoni noterinë dixhitale, regjistrimin e pasurisë. Ka ikur koha e regjistrave ku falsifikonit gjithçka. Ka një përpjekje shumë serioze për sistemin e drejtësisë, në reformën për performancën e saj. Shqipëria dixhitale, nëpërmjet këtij buxheti qytetarët do të shërbehen me cilësinë më të mirë të internetit.

Mjedisi përparësi madhore
Qeveria ka nxitur energjitë e rinovueshme si energjitë më miqësore të mjedisit, u hoqën taksa mbi makineritë e hidrocentraleve dhe çimentos. Po bëhet gjithcka për energjinë diellore dhe të erës, për mbrojtejn e mjedisit.

Borxhi publik
Ju e keni mendjen te borxhi. Cila është historia e borxhit. Ne krenohemi me faktin se gjatë katër viteve borxhi publik ka varjuar plus minus 2% mbi 60% .
Pra ky borxh jo vetëm që nuk është kërcënuar, por përbën një shëndet të vërtetë të ekonomisë shqiptare. Kushti i të gjitha kushteve rritja ekonomike, pasi ajo është gjeneratori i shpresës optimizmit punësimit, dhe vrasja e saj është shkatërrimi i saj. Ju keni konceptet më arkaike. Azhornohuni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›