E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi miraton me 75 vota Adriatik Llallën, opozita abstenon

Kuvendi i Shqipërisë miatoi sot me 75 vota pro dekretin e presidentit Nishani, për emërimin në krye të Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë Adriatik Llallën.

Ashtu siç ishte parashikuar 54 deputet të opozitës në sallë abstenuan. Një ditë më parë edhe në komisionin e Ligjeve, dekreti kaloi vetëm me votat e mazhorancës.

Ndërkohë që opozita u shpreh kundra emërimit të një kryeprokurori të ri, duke e cilësuar këtë si një akt antikushtetues.

Sipas socialistëve, mandati i Ina Ramës përfundon në maj të 2013-ës, ndaj paralajmëroi abstenimin në votimin e Llallës. Nga ana tjetër, opozita nuk k shfaqur mospëlqim ndaj kandidaturës.

Llalla është aktualisht kreu i ILDKP-së, teksa dje, gjatë seancës dëgjiomore në Komisionin e eLigjeve, është shprehur se sfida e tij në postin e ardhshëm është lufta kundër korrupsionit. Ai tha se edhe pse të pakta në numër, ka raste që prokurorët, në vend që të lftojnë korrupsionin. bëhen palë me të.

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›