Adriatik Llalla Kryeprokuror me 75 vota opozita abstenoi Topalli svotoi

Adriatik Llalla është prokuror i përgjithshëm me votat e 75 deputetëve në kuvend, por nuk arriti të marrë votën e kryetares së kuvendit, Jozefina Topalli. Mësohet se kryeparlamentarja nuk mori pjesë në votim. Zyra e shtypit të kuvendit sqaron zyrtarisht se mosvotimi i zonjës Topalli është plotësisht i ndërgjegjshëm dhe një zgjedhje e saj personale. Votën pro prokurorit të përgjithshëm e kanë dhënë deputetët Gazmend Oketa, Kastriot Islami dhe Vangjel Dule, të cilët edhe më parë e kishin deklaruar publikisht mbështetjen për Adriatik Llallën.
Opozita zgjodhi të mos marrë pjesë në votimin për Prokurorin e ri të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Deputeti Tom Doshi megjithëse kishte paralajmëruar votën pro Llallës, nuk ishte prezent në Kuvend, gjatë momentit të votimit.
Ambasada e SHBA uron Llallën për emërimin
Pak orë pas miratimit në kuvend të kryeprokurorit Adriatik Llalla ka ardhur edhe reagimi i ambasadës së SHBA, e cila i shpreh urimet dhe mbështetjen prokurorit të përgjithshëm.
“Do t'i japim mbështetje të plotë përpjekjeve të tij për të kryer në mënyrë agresive ndjekjen penale të korrupsionit, krimit të organizuar dhe shkeljet e zyrtarëve. Gjithashtu, nxisim që ai të ushtrojë përpjekje maksimale për të përmbyllur me sukses gjyqin e atyre që ishin përgjegjës për dhunën e dënueshme të 21 janarit 2011. Duke punuar me Z. Llalla, Ambasada e Shteteve të Bashkuara pret me kënaqësi të mbështetet mbi sukseset dhe partneritetin konstruktiv që karakterizoi marrëdhënien tonë me paraardhësen e tij, Znj. Ina Rama”- thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA.