Miratohet në parim, drafti për mediat

Drafti për mediat me figurë dhe zë, me mungesë të opozitës ka marrë miratimin në parim, por kompetencat kontrolluese të Minstrisë së Inovacionit, do të rishikohen.
Neni 22, që në diskutimin e parë në komisionin kuvendor të medias ngjalli majft debate, nëse mediat do të kontrollohet nga ky dikaster, i është shtuar një koment i veçantë nga Këshilli Europian.
Mark Marku, kryetar i Komisionit Parlamentar të Medias, tha se janë shtuar komente të veçanta, marrë parasyesh edhe kërkesat e grupit të interesit. Teksa drafti mori me 9 vota pro për miratimin në parim, Kastriot Isalmi ka qënë ai që ka abstenuar. Argument, që është dhënë nga Islami, është pritja e opozitës në komision për miratimin e këtij ligji të rëndësishëm.
Pavarësisht, shtesave dhe kërkesave nga grupet e interesit, projekligji lë ende të paqartë, se kush dhe sesi do të arrihet mbledhja e gjobave për televizionet kabllorë, të cilat piratojnë programet televizive.