E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, protestë para OKB-së për Haradinaj

Komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste para selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në New York, në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së.

Sipas një njoftimi të organizatorit, do të kërkohet ndalimi i të gjitha proceseve të montuara kundër ish-ushtarëve të UÇK-së.

Po ashtu shqiptarët do të kërkojnë përshpejtim të rigjykimit të Ramush Haradinajt si dhe arrestimin e të gjithë kriminelëve serbë që kanë bërë krime në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›