E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irlandë, buxheti i kursimit kalon votimin e parë

Buxheti, i cili planifikon kursime drastike, do kalojë edhe tre votime të tjera në ditët në vijim.

Votimi u krye pasi, ministri i Financave, Brian Lenihan zbuloi planet për riorganizim të sitemit të taksave, dhe shkurtimin e shkurtimeve në vitin 2011.

Plani i kursimeve prej 6 miliardë eurosh në vitin 2011 dhe 15 miliardë për katër vite, synon të vërë nën kontroll deficitin buxhetor.

Masat drastike të kursimeve janë vënë kusht nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar  për lëvrimin e paketës prej 85 miliardë euro për Irlandën./Start/Fatjon Prroni/

                                                                                             2010-12-08 09:21
  [ 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›