Botohet e plotë vepra e Bilal Xhaferit

Vëllimi i parë përmban një studim hyrës si edhe poezinë e plotë. Vëllimi i dytë përfshin gjithë prozën e shkurtër, tregimet e përmbledhura në botimin “Njerëz të rinj, tokë e lashtë” si edhe tregime të botuara nëpër periodikë të ndryshëm kulturorë në Shqipëri dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në vëllimin e tretë përfshihen të dyja variantet e të vetmit roman që ka shkruar Bilal Xhaferi “Krastakraus- Ra Berati”. Në vëllimin e katërt janë përfshirë skenare filmi, skeçe, publicistika etj, ndërsa në të pestin përmblidhen kujtimet dhe studimet e kryera nga Bilal Xhaferi përgjatë gjithë jetës së tij.
Kjo përmbledhje e veprave të Xhaferit është mundësuar nëpërmjet një projekti të posaçëm, financuar nga MTKRS. Në aktivitetin kushtuar shkrimtarit ishin të pranishëm studiues, shkrimtarë, miq dhe dashamirës të Bilal Xhaferi, të cilët sollën kujtimet e tyre në lidhje me të dhe veprat e tij.
2010-11-26 14:52
[