E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Vidohovës, dështon procesi ndaj Besim Karaj

Ka dështuar sërish nisja e procesit gjyqësor ndaj autorit të masakrës së Vidohovës, Besim Karaj.
Procesi gjyqësor ndaj Karajt ishte planifikuar të zhvillohej ditën e sotme në gjykatën e Korçës por është shtyrë për shkak të tërheqjes së avokatit mbrojtës së autorit Enrik Anastasi.
Sipas informacioneve avokati i Karajt deklaroi se nuk mund ta mbronte të pandehurin për arsye shëndetësore.
Besim Karaj akuzohet për vrasjen e tre vellëzerve Taulant, Edelvam dhe Xhilian Mulliri në fshatin e Vidohovës pasi mendonte se njëri prej vëllezërve Mulliri kishte lidhje jashtëmartesore me bashkëshorten e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›