E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet projektligji për kodin rrugor

Komisioni i Ligjeve para pak minutash votoi me konsensus projektligjin për Për disa ndryshime dhe shtesa në kodin rrugor të Shqipërisë.

Në mbledhjen e sotme të komisionit Kodi Rrugor është kaluar me amendimet e propozuara nga deputetët e Partisë Socialiste.

Miratimi me konsensus i Kodit Rrugor vjen pas kompromisit të arritur mes mazhorancës dhe opozitës të hënën e shkuar, ku palët ranë dakord disa pika kyçe mes tyre:

1- Ngritjen e Komisionit për reformën zgjedhore, i miratuar tashmë.

2- Nisjen e reformës parlamentare dhe shqyrtimin e një axhende të posaçme për ligjet, që kërkojnë shumicë të cilësuar në Parlament, pra që për t`u miratuar dhe kthyer në ligje kërkojnë edhe votat e opozitës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›