Indi, vajza 7- vjeçare loton gurë

Kura Nitya
Një ngjarje shumë e çuditshme për fenë dhe shkencën bashkë ka ndodhur në një fshat të Indisë. Mjekët okulistë janë mbetur shokuar kur kanë vizatuar vogëlushen Kura Nitya, 7 vjeçe, e cila prej 15 ditësh është duke qarë gurë.
Ndërkohë që okulistët më të mirë në botë që janë tërhequr nga ky fenomen pranojnë se ende nuk mund të japin asnjë shpjegim shkencor.
7- vjeçarja jeton në një fshat afër Hyderabad dhe deri tani ka qarë rreth 12 deri në 25 gurë në ditë. Mjekët edhe pse janë konsultuar me prindërit nuk kanë mundur të zbulojnë shkakun.
Në fillim ne menduam se ishte një fuqi hyjnore, dhe ne iu lutëm Perëndisë për ta ndaluar këtë fenomen, tha Gopal Reddy, gjyshi i vajzës.
Syri i djathtë i vogëlushes fryhet pak minuta para se gurët të dalin, por sipas okulistit Dr. Kalyan Chakaravarthy gjendja fizike Nitya është e përsosur.